Flash News

E-TJERA

50 mln lekë për grumbullime të paligjshme, Gjykata Administrative shfuqizon gjobën e policisë për Belind Këlliçin

50 mln lekë për grumbullime të paligjshme, Gjykata Administrative

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe njëkohësisht deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka fituar gjyqin për gjobën prej 50 milionë lekësh të marra nga Policia e Shtetit për "grumbullime të paligjshme" në kohë pandemie.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e ka shfuqizuar këtë masë me gjobë dhe këtë e ka bërë me dije vetë Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajojn qytetarët, të cilët u gjobitën gjatë pandemisë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë.

Kujtojmë se para zgjedhjeve u gjobitën disa kandidatë për deputet me gjobë prej 50 milionë lekësh të vjetra, kryesisht nga opozita, për  "grumbullime të paligjshme".

Postimi i plotë:

Bashkë me avokaten e nderuar Zj. Eda Grimci, në seancën përfundimtare për gjobën politike 50 milionë lekë, e vendosur nga qeveria Rama për "grumbullime të paligjshme".
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova.
Përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të cilët u goditën padrejtësisht gjatë pandemisë nga gjobvënësit politikë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë.
Drejtojuni gjykatës dhe kërkoni drejtësi për veten tuaj.

Të fundit