Flash News

E-TJERA

50-vjeçari qëllon vëllain me armë gjahu në Divjakë, detajet nga policia

50-vjeçari qëllon vëllain me armë gjahu në

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri mbrëjen e sotme në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë.

Policia sqaroi se shkak i konfliktit mes dy vëllezërve Zarif dhe Shpëtim Konja erdhi pas një debati për motive pronësie.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Të fundit