Flash News

E-TJERA

500 euro për të kaluar drejt BE, AMP “shkrin” Komisariatin e Rinasit, skema që çoi nën hetim efektivët

500 euro për të kaluar drejt BE, AMP “shkrin” Komisariatin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Tiranës për 8 efektivë të komisariatit të Rinasit. Dyshohet se ata janë përfshirë në aktivitetin e kalimit të paligjshëm të qytetarëve jashtë vendit.

Konkretisht, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy prej tyre, B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor dhe E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për S.X., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor dhe E.M, me detyrë ndihmës specialist, kontrollor, ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne shtepi”. Ndaj A.D. me detyrë ndihmës specialist, kontrollor; Y.P., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor; R.Sh., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor; E.A., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor dhe A.H., me detyrë ndihmës specialist, kontrollor është caktuar masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Efektivët u zbuluan pas zbërthimit të Eneo Sulejmanajt, i arrestuar në mars të vitit 2024 pasi tentoi t’i largohej policisë me 1 kg kokainë në mjetin me të cilin udhëtonte. Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Sulejmanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Të fundit