Flash News

E-TJERA

500 mijë € drogë dhe armë/ Zbulohet një “shtëpi bari” në Yzberisht, arrestohet 61-vjeçari

500 mijë € drogë dhe armë/ Zbulohet një

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar pasi kishte shndërruar banesën e tij në një “laborator droge”.

Brenda banesës, u sekuestruan gjatë operacionit 17 kilogramë kanabis (çokollatë) e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë rreth 500 000 euro, rreth 65 gramë kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Dyshohet se 61-vjeçari siguronte drogën dhe më pas i përgatiste në forma të ndryshme në Yzberisht.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njofton policia.

Të fundit