Flash News

E-TJERA

“500 mijë € ose do t’i fus plumbin babait”/ Publikohen pamjet e pengmarrjes në Shkodër, si ndodhi ngjarja

“500 mijë € ose do t’i fus plumbin babait”/

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme pamjet me video të një pengmarrjeje të regjistruar në 25 maj të këtij viti në Shkodër. Sipas gazetarit, Mitat Babaj rreth 60-vjeç është marrë peng  nga tre persona ende të paidentifikuar.

Hoxha tregoi se ngjarja ka ndodhur në lokalin e Babajt, teksa autorët kanë hyrë brenda dhe i kanë vendosur një kllëf jastëku në kokë dhe më pas janë larguar në drejtim të Pukës. Sipas gazetarit, autorët kanë marrë në telefon të birin e Mitat Babaj dhe i kanë kërkuar 500 mijë euro për t'i dorëzuar në lagjen Rus të Shkodrës, ose në të kundërt do i vrisnin të atin. 

Teksa publikoi videon për "Abc", Hoxha shprehet më tej se autorët e kanë liruar pengun, pasi janë trembur nga disa persona që i kanë marrë në telefon. Sipas gazetarit, tre ditë pas ngjarjes, fuoristrada me targa angleze është gjetur e djegur në afërsi të fshatit Fishtë dhe nga ai moment e deri më sot nuk është bërë e mundur të zbulohen autorët.

“Video është realizuar mëngjesin e 25 majit të këtij viti. Është marrë peng Mitat Babaj, pronari i Lokalit në Mjedë rreth 60-vjeçar.Autorët kanë shkuar tek lokali qetësisht, ndërsa ai ka qenë tek ekspresi për të bërë kafe.

Ata i kanë vendosur një kllëf jastëku në kokë dhe e kanë marrë peng, për tu larguar më pas nga Mjeda në drejtim të Pukës dhe kanë mbajtur peng për 4 orë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë tre persona, besoj dhe një i katërt më vonë. Këtë video po e publikoj sepse është një ngjarje për të cilën kam pritur reagim nga autoritetet, i kam vënë në dijeni, por nuk ka ndodhur asgjë.

Ky person është çuar në një zonë malore të Pukës, i kanë marrë në telefon të birin me telefonin e pengut duke i thënë se nëse nuk dorëzon 500,000 mijë euro në lagjen Rus të Shkodrës, babai yt nuk kthehet në shtëpi. Atë ditë i biri, në drekë do të kthehej në Angli.

Se kush ka qenë motivi, kjo është pjesë e hetimit dhe mbetet për tu zbuluar. Pasi kanë pritur disa ore i kanë bërë telefonatë tjetër të birit, duke i thënë,- “nuk po e lëmë të heqë keq baba jot, po nuk dorëzuan 500,000 mijë euro në kohën e caktuar do t’i fusin një plumb ballit.  Për fat të mirë djali i ka regjistruar bisedat dhe i ka vënë në dispozicion të hetimit. Por pse më pas është liruar pengu? Njerëzit që e njihnin kanë filluar të shqetësohen dhe e kanë telefonuar, grabitësit kur e kanë parë, janë trembur nga personazhet që e kanë marrë në telefon.

Tre ditë më pas fuoristrada me targa angleze është gjetur e djegur në afërsi të fshatit Fishtë dhe nga ai moment e deri më sot nuk është bërë e mundur të zbulohen autorët. Dyshimet janë që është një i brendshëm,. Por nëse njëra palë krijon bindjen se kush fshihet pas, dihet se si do të rrjedhin ngjarjet në Shkodër.  Familja e personit që u mor peng është në alert sepse nuk e di se nga i erdhi”, tha Hoxha.

Të fundit