Flash News

E-TJERA

52% e shqiptarëve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të sjellë ndikim negativ për PS në zgjedhjet e 11 Majit

52% e shqiptarëve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të

“Çfarë ndikimi do të ketë arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në rezultatin e PS në 11 Maj?”

Rezultatet e Barometrit nga Euronews Albania tregojnë se: 10,1% e qytetarëve mendojnë se kjo ngjarje do të sjellë rezultat pozitiv për PS në 11 Maj 2025.

52,5 % e të pyeturve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të sjellë ndikim negativ në rezultatin e PS në 11 Maj dhe 29,8 % e të pyeturve mendojnë që do të ketë ndikim neutral as pozitiv as negativ në rezultatin e PS në zgjedhje.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas vendimit për masën e sigurisë, Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa kishte krijuar një skemë korruptive komplekse për transferimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës apo kontraktorë të saj në drejtim të një grupi OJF-sh apo personash fizikë, që sipas SPAK kontrolloheshin nga Xoxa.

 

 

Të fundit