Flash News

E-TJERA

54-vjeçari shqiptar plagoset nga prokurori rëndë gjatë një tentative grabitjeje në Portugali

54-vjeçari shqiptar plagoset nga prokurori rëndë gjatë

Një shtetas shqiptar 54-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative për të grabitur një argjendari në Valença të Portugalisë. Ngjarja ka ndodhur në argjendarinë “Cacho” në Avenida Miguel Dantas, ku pesë persona kanë tentuar të grabisin biznesin, duke sulmuar pronarin shqiptar të argjendarisë.

Incidenti ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të policisë portugeze (GNR) dhe një prokurori që monitoronin grupin, i cili dyshohej për disa vepra kriminale në Portugali dhe Spanjë. Sapo filloi tentativa për grabitje, policia hapi zjarr paralajmërues. Një nga grabitësit kërcënoi prokurorin me një shufër hekuri, duke detyruar këtë të fundit të qëllonte drejt tij, duke e plagosur në bark dhe kyçin e dorës.

Grabitësi i plagosur pësoi arrest kardiak, por prokurori i ofroi ndihmën e parë me manovra reanimative, duke i shpëtuar jetën. Ai u transportua në spitalin “Viana do Castelo” dhe tani ndodhet në gjendje të stabilizuar.

 

Të fundit