Flash News

E-TJERA

55-vjeçari ndërron jetë në një lokal në Korçë, dyshimet e policisë

55-vjeçari ndërron jetë në një lokal në

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë. Policia bën me dije se viktima është Gj. M., rreth 55 vjeç.

Gjithashtu shton se në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

“Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit