Flash News

E-TJERA

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE-së që nga viti 2002, të tretët në Europë në 2021

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e

Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur që të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Europian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike në database-n e Eurostat.

Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë.

Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).

Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.

Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2022-2021, ose 49% të totalit. Pesë vitet e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.

Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit, duke dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.

E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%), por të dhënat për këtë shtet raportohen deri në vitin 2019.

Gjermania ka rritur dhënien e nënshtetësive vitet e fundit, duke u renditur e katërta në total (gati 8 mijë nënshtetësi, ose 1.4% të totalit). Pas tyre vjen Belgjika (7 mijë) dhe Franca rreth 5 mijë).- shiko grafikun: Numri I pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, kumulative.

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e

Në vitin 2021 ishim të tretët në Europë për numrin e nënshtetësive

Sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.

Rritjet më të mëdha në terma absolutë u regjistruan në Francë (+43 900 nënshtetësi të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800), Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe Austri (+7 200).

Në të kundërt, uljet më të mëdha u vunë re në Itali (-10 300 nënshtetësi italiane të dhëna krahasuar me vitin 2020), Portugali (-7 600), Greqi (-3 200), Finlandë (-1 200) dhe Qipro (-800). Në total ishin 10 vende të BE, që shënuan ulje të numrit të nënshtetësive të dhëna.

Ashtu si në vitin 2020, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE në vitin 2021, ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar ose pa shtetësi. Shtetasit e një vendi tjetër të BE përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të nënshtetësive të fituara.

Marrë nga Monitor

Të fundit