Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
57-vjeçari turk i arrestuar në Shqipëri, ndër më të kërkuarit në Gjermani
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Nihat Oezbek, një 57-vjeçar turk, i cili u ndalua në Shqipëri gjatë një operacioni ndërkombëtar të mbështetur nga Europol. Arrestimi i Oezbek erdhi pasi ai dyshohet për udhëheqjen e një rrjeti kriminal që merrej me trafikun e drogës, i cili shtrihej nga Irani në Europën Perëndimore.
Oezbek, një prej 10 personave më të kërkuar në Gjermani, është i dyshuar për të qënë bos i një organizate kriminale të trafikut të kokainës. Hetimet e ndërmarra lidhën Oezbek me sekuestrimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina u gjet fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni, të origjinës iraniane.
Përveç arrestimit të tij, autoritetet kontrolluan pronat e Oezbek dhe të dashurës së tij në Roterdam. I dyshuari ndodhet aktualisht në pritje të ekstradimit në Gjermani përballë akuzave të mëtejshme.