Flash News

E-TJERA

577 vjet nga Beslidhja e Lezhës, Kuvendit që dëshmoi vlera demokratike

577 vjet nga Beslidhja e Lezhës, Kuvendit që dëshmoi vlera
Foto ilustruese

Sot shënohen 577 vjet nga mbledhja e Kuvendit të Princave Shqiptarë në të ashtuquajturën Besëlidhja e Lezhës. 

Kuvendi u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, me pjesëmarrjen e gjithë princërve arbërore.

Qëllimi i kësaj lidhjeje ishte bashkimi i principatave shqiptare dhe shkëputja nga perandoria osmane. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa.

Ndër vendimet që u morën ishin: krijimi i një Besëlidhje Arbërore me në krye Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar.

Ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve.

Të fundit