Flash News

E-TJERA

59-vjeçarja tenton të vetëmbytet në lumin Buna, shpëtohet nga policia

59-vjeçarja tenton të vetëmbytet në lumin Buna,

Një 59-vjeçare është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë pasi tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujërat e Lumi Buna.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:30 në Sallën Operative është marrë informacion se një grua ishte hedhur në lumë. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë duke hyrë në ujë, çka bëri të mundur nxjerrjen e saj në gjendje të rëndë, por me shenja jete.

Efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë në vend, ndërsa më pas 59-vjeçarja, me iniciale V.T., është transportuar me autoambulancë drejt Spitali Rajonal Shkodër për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të fundit