Flash News

E-TJERA

6 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

6 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

Lëvizja Evropa Tani fitoi zgjedhjet e parakohshme në Mal të Zi, me 25.5% të votave duke siguruar 23 mandate.

Mes tyre, janë edhe 6 deputetë shqiptarë që do të ulen në radhët e Parlamentit të Malit të Zi, nga 81 që janë në total. Tre prej tyre do të përfaqësojnë direkt interesat e shqiptarëve.

2 mandate deputetesh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një ulëse në Kuvend e mori Genc Nimanbegu me koalicionin “Aleanca Shqiptare”. Një rritje të rëndësishme në këto zgjedhje shënoi “Forumi Shqiptar” që përveç Gjeloshajt, do të çojë në Kuvend edhe Nikollë Camajn.

Ndërkaq, në Parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë: Mehmet Zenka dhe Drita Llolla që përfaqësojnë partinë e ish-kryeministrit dhe presidentit Gjukanoviç, dhe Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguri 11 mandate deputetësh.

 

Të fundit