Flash News

E-TJERA

“6 makina dhe tre motorë policie” Murrizi: Nikolla lëviz me eskortë që do ta kishte zili edhe Biden. Ka blerë vilë luksoze në Lundër

“6 makina dhe tre motorë policie” Murrizi: Nikolla lëviz

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi deklaron se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lëviz me eskortë që do ta kishte zili edhe presidenti amerikan, Joe Biden. 

Duke folur në Çim Peka Live , Murrizi theksoi se eskorta e Nikollës përbëhet nga 6 makina dhe tre motora policie.

Gjithashtu, Murrizi tha se kryeparlamentarja ka blerë një vilë në një zonë me komplekse vilash luksoze në Lundër, në periferi të Tiranës. 

Myslim Murrizi: Flet me një gjuhë ordinere që e ndalon rregullorja e etikës dhe kodi i etikës që ka kaluar me insistimin e OSBE/ODIHR. Spikerja e Parlamentit lëviz me 6 makina policie dhe tre motora se po shkon Lindita te Long Hills-i në shtëpi.

Fle te Long Hills-i Lindita, ka shtëpinë atje. Nuk merren se ku e ka gjetur Lindita shtëpinë se s'ka as biznes për qofte...i hapin rrugën nga Sauku, Ekonomiku, rrethi i TEG për të mbërritur Lindita në shtëpi. As eskorta e Biden s'është aq. 

 

Të fundit