Flash News

E-TJERA

6 marsi, Kadilli: Në 6 mars nuk ka alternativë, sherri mes opozitës do lejë gjurmë

6 marsi, Kadilli: Në 6 mars nuk ka alternativë, sherri mes

Fatbardh Kadilli, kreu i lëvizjes IDE deklaron se në zgjedhjet e 6 marsit qytetari nuk ka një alternativë për qytetarët, në kushtet kur opozita është ndarë në dy pjesë prej muajsh.

Duke folur në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Kadilli thotë se ky sherr mes opozitës ka hyrë edhe në elektorat dhe do të lejë gjurmë për shumë kohë.

Sipas tij, regjimi mundet vetëm me ngritjen e një ekipi të ri duke lënë pas të shkuarën.  

Kadilli: Sulm mes vetes, nuk ka çfarë të zgjedhësh, nuk ka zgjedhje sepse nuk ka alternativë për qytetarët kur opozita grindet.

Në pak kohë cdo kryetar për një vit nuk ka çfarë ofron. Sherri me opozitën ka ndodhur me elitën politike. Sherri po hyn te elektoratin. Kjo do lejë gjurmë, se do ishte më e vështirë.

Këta njerëz ndajnë dhe nuk fitojnë, pasi kanë projekt për veten e tyre, jo për të mirën e PD. Kur u prishën raportet e tyre u dëmtua opozita.  

Të dy kanë humbur, prandaj edhe humbja nuk i largon. Regjimi mundet vetëm me një gjë, një ekip i ri ndryshe nga e shkuara e hedh në erë regjimin.

 Nuk e besoj se e shkuara bëhet e ardhmja. Nuk do kemi kërcënim për pushtetin nëse nuk krijojmë një projekt të përbashkët.

Të fundit