Flash News

E-TJERA

6 marsi, Muç Nano: Nëse Basha del i treti, do të ketë një alibi

6 marsi, Muç Nano: Nëse Basha del i treti, do të ketë

Teksa duhen edhe 15 minuta nga mbyllja e procesit të votimit për 6 kryetarët e bashkive të vendit, analisti Mustafa Nano është shprehur se nëse Lulzim Basha del i treti, do të ketë gati një alibi dhe justifikim.

Në MCN, Nano tregoi se i vetmi që ka qenë më aktiv në fushatën zgjedhore ishte ish-kryeministri Berisha. Sipas analistit, ndoshta ky do të jetë edhe alibia e Bashës për t’u justifikuar se lanë pas dore fushatën dhe nuk fituan.

“Janë zgjedhje për të zgjedhur vetëm kryebashkiakun. Edhe ne si media me atë që kemi raportuar mbi Ukrainën e kemi eklipsuar fushatën zgjedhore. Vetëm Berisha ka bërë fushatë me motorë të ndezur deri në fund. Ka pasur një numër arsyesh që ka ndikuar edhe pjesëmarrja e ulët. Ndoshta edhe Basha ka dashur të ketë një alibi në rast humbje ndaj Berishës. Të na thotë, unë vërtet dola i treti, por këto ishin zgjedhje që nuk u kushtuam vëmendje, nuk u mobilizuam si parti. Besoj që kjo do jetë alibia dhe justifikimi që Basha do ketë nëse del i treti. Ai nuk ka bërë fushatë. Ndoshta nuk ka pasur besim që mund të dalë i dyti në këto 6 bashki”, tha Nano.

Të fundit