Flash News

E-TJERA

6 marsi, Shano: Demokratët mund të refuzojnë kutitë e votimit, favorizohet PS-ja në Shkodër

6 marsi, Shano: Demokratët mund të refuzojnë kutitë e

Partitë politike janë në ‘ethet’ e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Ndryshe nga PS dhe PD që do të garojnë si dy subjekte politike, Berisha zgjodhi të hyjë në koalicion me LSI-në dhe PDK-në.

Për ekonomistin Dritan Shano situatat aktuale në PD i ka mërzitur demokratët çka mund të reflektohet edhe në votat që do t’i japin partisë. I ftuar në A2 CNN, Shano tha se demokratët mund t’i refuzojnë kutitë e votimit, duke i dhënë avantazh socialistëve sidomos në Bashkinë e Shkodrës.

“Unë vijon arsyetimin se ka një probabilitet se kjo gjë mund të ndodhë. Kjo që po ndodh në PD i ka mërzitur jetën demokratëve. Dhe mund të jenë ata që refuzojnë që të shkojnë në kutitë e votimit. Një gjë e tillë do të favorizonte tejmase shumë Partinë Socialiste në Shkodër, askund tjetër. PS në vend tjetër nuk ka nevojë. Kjo është një lojë që mund të ushqehet dhe nga PS e cila ka burime të mëdha. Mbështetësit do ta përdorin këtë gjuhë. Nuk e di do të jetë në Shkodër, por në Durrës do të jetë”, u shpreh Shano.

Të fundit