Flash News

E-TJERA

6 marsi, Shkullaku: Nëse Basha nuk fiton, është bast i humbur për Yuri Kim

6 marsi, Shkullaku: Nëse Basha nuk fiton, është bast i humbur

Në prag të zgjedhjeve të 6 mrasit, të cilat do të mbahen të dielën, analisti Armand Shkullaku ka bërë edhe një koment për ambsadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Shkullaku u shpreh se nëse shqiptarët nxjerrin fitues ish-kryeministrin Sali Berisha para Lulzim Bashës, do të jetë një bast i humbur për ambsadoren Kim.

“Sigurisht që nëse shqiptarët nxjerrin Berishën para Bashës, ky është një bast i humbur në këtë rast, do të humbasë ndikimi që ka pasur të shqiptarët. Por nuk është këtu problemi, problemi është pikërisht te fraksioni i vulës, sepse është skandaloze, sepse nga PD nuk i kthen njeri përgjigje Yuri Kim, se pse në Shkodër dhe Vorës, kryetarët kanë qenë më rekorde kriminale, dhe Kim as Basha nuk thonë asnjë llaf për këtë”, tha Shkullaku.

Të fundit