Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
6 mijë qytetarë mbetën pa votuar, Kume: KQZ të merrte masa, të konstatonte problemin
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, komentoi situatën me ID e pavlefshme të rreth 6 mijë votuesve në Himarë.
Në një lidhje direkte për Syri TV, Kume u shpreh se KQZ duhej të kishte përgatitur procesin zgjedhore dhe listat e zgjedhësve, për të konstatuar problemet e mundshme dhe për të garantuar zgjidhjen e tyre.
Kume tha se për situatën e krijuar kanë faj partitë politike dhe KQZ.
“Është një situatë e cila nuk duhet të kishte ndodhur kështu dhe për të mos ndodhur ky problem që ka të bëjë me kartat e identitetit të ishte rregulluar me kohë. Domosdoshmërisht duhet të ishte bërë një zgjidhje e vlefshme për të gjitha kartat e identitetit që janë skaduar.
KQZ duhet të kishte përgatitur procesin zgjedhor por edhe listat e zgjedhësve, mos harrojmë që dy partitë kryesore të vendit kanë ekspertët e tyre për të audituar listat dhe do të duhet të ishin ata të parët që ta konstatonin problemin që të ishte bërë i mundur zgjidhja e saj.
E gjitha kjo problematikë ku mbetën rreth 6 mijë qytetarë të cilët mbetën të pa mundur për të votuar, edhe për këtë problem e kanë fajin së pari partitë politike dhe më pas vijon në KQZ”, deklaroi Kume.