Flash News

E-TJERA

6 qarqet më të rrezikuara nga zjarret gjatë verës

6 qarqet më të rrezikuara nga zjarret gjatë verës

Temperaturat e nxehta e kanë pushtuar prej javësh vendin, ku termometri ka arritur deri në 38 gradë celsius. I nxehti bëhet shkak edhe për shpërthimin e vatrave të zjarrit në disa zona pyjore.

Teksa foli për Euronews Albania, Anira Gjoni nga IGJEUM tha se  Berati, Durrësi, Fieri, Gjirokastra, Lezha dhe Tirana, janë 6 qarqet që rrezikohen më shumë nga zjarret gjatë verës.

Gjoni shtoi se temperaturat e larta do të vijojnë edhe javën e ardhshme.

“Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri javën tjetër. Më të ulëtat pritet të variojnë nga 17 gradë në zonat malore deri në 24 në zonat bregdetare. Maksimale presim që gjatë fundjavës të arrijnë në 41 gradë”, u shpreh Gjoni.

 

Të fundit