Flash News

E-TJERA

6 të plagosur nga aksidenti tek “Mbikalimi i Patokut”, ja çfarë thotë policia

6 të plagosur nga aksidenti tek “Mbikalimi i Patokut”, ja

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi ditën e djeshme në “Mbikalimin e Patokut”.

Mësohet se  një prej shoferëve dhe 5 pasagjerë janë dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H.

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit