Flash News

E-TJERA

6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin

6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një 6-vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit Shkumbin.

I mituri, prej 3 orësh, kërkohej nga gjyshja e tij. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur në lumë.

“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njofton policia.

Të fundit