All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

60 mijë lekë për një ID, bie në ‘kurth’ rrjeti i falsifikatorëve në Tiranë, përgjimet që i çuan në pranga

All - Paragraf - 1

60 mijë lekë për një ID, bie në ‘kurth’

Tre persona kanë rënë në pranga nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe mjeteve të idenfitikimit kundrejt pagesës.

All - Paragraf - 3

G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofronin dokumente dhe mjete identifikimi të falsifikuara.

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme," njoftoi policia.

Gjatë kontrolleve të kryera nga efektivët e policisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Referuar dosjes hetimore, për të siguruar një diplomë të shkollës së mesme pagesa shkonte deri në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë.

Përgjimet e siguruara mes bashkëpunëtorëve tregojnë edhe mënyrën se si ndërveprojnë mes tyre bashkëpunotërorët për sigurimin e dokumenteve nga ‘klientët’ e më pas në falsifikimin e tyre.

Përgjimet:

Bashkëpunëtori -I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë, maksimumi tre

A -Po mirmo, ça është sot, e hëne e martë

Bashkëpunëtori -Të mërkur të enjten

A – E deri të enjte në drekë

….

A -Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

Bashkëpunëtori -Po

A -Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

Bashkëpunëtori -Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

A -Po pra okej

Bashkëpunëtori -Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

A -Se duhet ta mbështes me na një letër

Bashkëpunëtori -A ti do kartë Greke?

A -Kart Greke mo

Bashkëpunëtori -A do tafto ti pra

A -E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato kartat shëndetësore,a na një pashaport a

Bashkëpunëtori -Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A -Ë kartën, kartën e patentën

Në dosjen hetimore pasqyrohen edhe përgjimet mes G. Xh dhe një tjetër bashkëpunëtori të cilët kërkojnë të bëjnë falsifikimin e certifikate regjistrimi pronësie në emër të B. B.

Bashkëpunëtori – O Gëzim, si je?

G – Hë mo, ça bon?

Bashkëpunëtori – Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?

G – Asnji gja.

Bashkëpunëtori – Ka dal mirë ai!

G – Po shife mo, aty e ke.

Bashkëpunëtori – Kjo smë duhet ma.

G – Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.

Bashkëpunëtori – Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.

G – Hë!

Bashkëpunëtori – Unë e solla.

G – Hë.

Bashkëpunëtori – Do një kartë italiane ose greke.

G – Do greke!?

Bashkëpunëtori -Po po rri në Angli ai.

G – Do tofni apo do kshu?

Bashkëpunëtori – Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.

G – E do kshu plastike! Plastike e don !?

Bashkëpunëtori – Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.

 

Të fundit