Flash News

E-TJERA

61-vjeçari bie nga lartësia duke punuar në një objekt në Elbasan, administratori në telashe

61-vjeçari bie nga lartësia duke punuar në një objekt

Një 61-vjeçar ka rënë nga lartësia duke punuar në një biznes privat në Elbasan. Policia bën me dije se ka nisur hetimin për administratorin e biznesit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit