Flash News

E-TJERA

613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli vendos 14 vite burg për Arbër Çekajn

613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli vendos 14 vite burg
Arbër Çekaj

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 14 vite burg biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia. 

Gjykata ka dhënë vendimin edhe për të arrestuarit e tjerë: Donaldo Lushaj me 10.8 vite burg, Armando Pezaku me 8.8 vite.

Tre personat, Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh. 

Të fundit