Flash News

E-TJERA

62 metra dhe 1.400 tonë, nëndetësja turke ankorohet për herë të parë në Durrës

62 metra dhe 1.400 tonë, nëndetësja turke ankorohet për
Foto ilustruese

Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila do të qëndrojë në vendin tonë për tre ditë.

Sikurse ka njoftuar Autoriteti Portual Durrës, vizita e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

"Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke", shkruan në Facebook Autoriteti Portual Durrës.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë.

Të fundit