Flash News

E-TJERA

62-vjeçari grek kapet me 320 kg hashash në Korfuz, dyshohet se droga vinte nga Shqipëria

62-vjeçari grek kapet me 320 kg hashash në Korfuz, dyshohet se droga
Foto Ilustruese

Një 62-vjeçar nga Greqia është arrestuar nga policia në Korfuz, pasi u kap duke transportuar drogë.

Lënda narkotike e sekuestruar që u kap mbrëmjen e së dileës në zonën e Dasias ishte 320 kilogram hashash.

Sipas informacioneve nga mediat greke, droga ka hyrë nga Shqipëria, por akoma nuk dihet se kujt i përket.

Policia greke ka filluar hetimet për 62-vjeçarin dhe po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit