Flash News

E-TJERA

Ra në lumin Fan, humb jetën 62-vjeçari

Ra në lumin Fan, humb jetën 62-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bashkinë Fushë Arrëz, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në ujërat e lumit Fan.

Viktima është identifikuar si Frrok Doda, banor i zonës. Sipas burimeve, 62-vjeçari dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në lumë, çka i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Ndërkohë, grupet hetimore dhe policia ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Frrok Dodës.

Të fundit