
Flash News
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
6248 aksidente rrugore e 159 viktima në 2020, Urgjenca Mjekësore: Stop luftës së heshtur!
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit 2020, edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u regjistruan 6248 aksidente rrugore nga të cilat 159 persona humbën jetën.
Përmes një postimi në Facebook, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore shkruan 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet dhe për të udhëtuar me kujdes.
Njoftimi i plotë:
Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 6248 aksidente rrugore nga të cilat fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona (kodi i zi)!! Një bilanc vërtetë i lartë, edhe pse gjatë 2020 patëm periudha me kufizim lëvizje. Sipas kodit të rëndesës (kodifikimit) aksidentet i ndajmë si më poshtë:
Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen.
Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën.
Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.
Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën.
Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën.
Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.
QKUM bën thirrje për ndërgjegjësim dhe tregoni kujdes në ndjekjen e disa rregullave dhe këshillave:
1.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
2.Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.
3.Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.
4.Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
5.Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.
6.Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.
7.Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.
8.Mos parakaloni në zonat urbane.
9.Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.
10.Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
11.Ju drejtues të biçikletave dhe motorrëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
12.Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.
13.Mos drejtoni autumjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bën të mundur kontrollin dhe monitorimin në kohë reale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ditari politik





Të fundit

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re
5 Mars 2021, 22:44
Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët
5 Mars 2021, 22:38

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh
5 Mars 2021, 21:55

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
5 Mars 2021, 21:23
Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem
5 Mars 2021, 21:15


OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë
5 Mars 2021, 20:54


Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24



