Flash News

E-TJERA

642 të infektuar dhe një humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

642 të infektuar dhe një humbje jete nga Covid-19 në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit të Covid-19 në vend.

Nga 1.078 testime të kryera, 642 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit. Një paciente nga Korça 67 vjeçe ka ndërruar jetë.

Rastet e reja janë shënuar: 197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 5.172 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në  314,020 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 642
Të shëruar në 24 orë 5172
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1708

Testime totale 1,937,633
Raste pozitive 320,086
Raste të shëruara 314,020
Raste Aktive 2,498
Humbje jete 3,568

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 698
Fier 482
Durrës 368
Gjirokastër 262
Vlorë 244
Berat 91
Dibër 90
Elbasan 89
Korçë 60
Lezhë 53
Shkodër 36
Kukës 25

 

Të fundit