Flash News

E-TJERA

6.6 miliardë lekë/ Bashkitë me nivelin më të lartë të borxheve, kryesojnë Kavaja dhe Tirana

6.6 miliardë lekë/ Bashkitë me nivelin më të lartë

6.6 miliardë lekë janë detyrimet e prapambetura të bashkive në gjysmën e parë të vitit.

Sipas ABC, borxhet janë krijuar kryesisht si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna.

Stokun kryesor të borxhit e mbajnë 6 bashki, ndërsa rekord mban Kavaja me rreth 908 milionë lekë apo 14% e stokut total, ndjekur nga bashkitë Tiranë me rreth 800 milionë lekë dhe Vorë me rreth 667.8 milionë lekë

Bashkitë me nivel më të lartë borxhi

Kavajë     908 mln lekë

Tiranë     800  mln lekë

Vorë 667.8 mln lekë

Pogradec 347.3 mln lekë

Belsh   303.6 mln

Lezhë    300.8 mln lekë

Të fundit