Flash News

E-TJERA

68-vjeçari ndërroi jetë në gjykatë, avokati: 13 klientë të mi vdiqën duke pritur gjyqin

68-vjeçari ndërroi jetë në gjykatë, avokati: 13

Ndue Pjetra, avokati i 68-vjeçarit që ndërroi jetë në Gjykatën Penale të Tiranës, ka folur për mediat.

Ai deklaroi se procesi ndaj klientit të tij është vonuar dhe se për shkak të këtyre vonesave, deri tani 13 klientë të tij kanë humbur jetën duke pritur gjyqin.

“Ne u vumë në dijeni dhe ne i këna prit këto gjona. Ne i vumë në dijeni gjithë institucionet që drejtësia e vonuar kështu do të përfundojë. Deri më tani mbi 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin. I thonë 6 vjet 7 vjet, vetëm nga shkalla e parë në Apel. Gjykata vërtetë është e vështirë, duhet të dalin të shtunë e të diele të bëjnë gjyqe, jo t’i shtyjnë gjyqet me 5 muaj”, tha avokati.

 

Të fundit