Flash News

E-TJERA

69-vjeçarja humbi jetën nga asfiksia, dyshohet se zjarri u shkaktua nga batanija elektrike; detaje nga ngjarja në "Astir"

69-vjeçarja humbi jetën nga asfiksia, dyshohet se zjarri u shkaktua

Një 69-vjeçare humbi jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Loni Ligori", Astir.

Viktima është identifikuar si Lumturi Zaimi. Ishte vajza e kësaj të fundit që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen për ngjarjen, por flakët e shkrumbuan banesën brenda një kohe të shkurtër.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga batanija elektrike që përdoret për t'u ngrohur. Kujtojmë që viktima jetonte e vetme në banesë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Të fundit