Flash News

E-TJERA

7 viktima dhe qindra të infektuar, si paraqitet situata me Covid-19 në vendin tonë

7 viktima dhe qindra të infektuar, si paraqitet situata me Covid-19 në
foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar të dhënat e fundit të regjistruara në vendin tonë sa i përket situatës së Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 474 raste pozitivë me Covid-19 teksa 7 persona kanë humbur jetën.

MSH bën apel ndaj qytetarëve që të mos ulin vigjilencën lidhur me zbatimin e rregullave antiCOVID.

Njoftimi:

Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 

Të fundit