Flash News

E-TJERA

“7 ditë për përgjigjen”, mjekja: Virusi në tampon jeton 72 orë, më vonë s’ka vlerë

“7 ditë për përgjigjen”, mjekja: Virusi në
Foto ilustruese

Mjekja shqiptare në Turqi Ornela Doçi foli për periudhën brenda së cilës duhet të kryhet e plotë procedura e testimit me tampon.

Ajo tregoi për "Abc news" rastin e një të afërmi të saj që priti 7 ditë për përgjigjen e tamponit në Shqipëri, ndërsa theksoi se virusi nuk mund të jetojë më shumë se tre ditë në solucionin ku vendoset.

“Virusi jeton i gjallë deri në tre ditë, në një tampon. Në shumicën e rasteve është i pavlefshëm finalizmi i një PCR në shtatë ditë. Virusi, brenda solucionit, pas 72 orësh nuk ka më vlerë. Kjo është një metodë e ndjeshme që lë vend për kontaminime”, us hpreh Doçi.

Mjekja sqaroi se fakti që përgjigjja mund të merret për 7 ditë nuk do të thotë që rezultati nuk është i saktë, pasi shtoi ajo, varet së brenda sa orësh është kryer testimi.

“Një tampon që merret, jeton deri ne 72 orë, ndërkohë që virusi mund të vdesë aty, pacienti e ka të gjallë dhe pret përgjigjen. Nuk mund t’ia lënë shansit”, shtoi ajo.

Të fundit