Flash News

E-TJERA

7 ditët e gjata të Bashës/ Abilekaj: Deri më 18 Dhjetor, do jetë i zënë me marrjen e vulës. Do kemi 2 PD

7 ditët e gjata të Bashës/ Abilekaj: Deri më 18 Dhjetor, do

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj , i ftuar sot në studion e ‘Politiko’ nga Alfred Lela, u shpreh se 7 ditët e gjata deri në Kuvendin e 18 dhjetorit, Lulzim Basha do t’i kalojë duke përjashtuar anëtarët e PD-së së vjetër.

Abilekaj se 11 Dhjetori do të shënojë edhe themelimin e një partie të re nga Sali Berisha.

“Ajo që do ndodhë në datën 11, mund të jetë praktikisht themelimi i një partie tjetër, me atë që pretendon Basha. Te njësia 4 janë përjashtuar 104 delegatë, nga 114 që janë. Që kanë qenë pro Kuvendit. Por Basha do jetë i zënë me përjashtime të PD-së së vjetër dhe regjistrimin e PD-së së re. Do të jetë i zënë me marrjen e vulës. Deri më 18 Basha do ketë arritur të bëjë një Kongres që ta legjitimojë si kryetar. Dhe do të kemi dy PD. Data 18 do të vendosë që do të ketë dy PD”, u shpreh Abilekaj.

Të fundit