Flash News

E-TJERA

7 muaj pasi mori detyrën, Rama firmos largimin e inspektorit të Përgjithshëm të SHISH

7 muaj pasi mori detyrën, Rama firmos largimin e inspektorit të

7 muaj pasi mori detyrën, inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani është shkarkuar. 

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.


Me propozim të Kryeministrit Rama, në vend të tij si Inspektori i Përgjithshëm i SHISH është emëruar Rafail Milo.

Juristi Çobani e mbajti këtë detyrë vetëm 7 muaj pasi u emërua në Janar të këtij viti, ndersa nuk dihet arsyeja e largimit të tij nga detyra.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit