Flash News

E-TJERA

7 persona ‘non grata’ nga SHBA në Ballkanin Perëndimor, reagon Blinken: Kërcënojnë stabilitetin e rajonit

7 persona ‘non grata’ nga SHBA në Ballkanin Perëndimor,

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen non-grata të disa politikanëve dhe biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë përmes ish deputetit të PS Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blinken shkruan se këta persona kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit.

“Qeveria e SHBA ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, shkruan Blinken.

Të fundit