Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
7 Prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë, dëshmi juridike ndërkombëtare
Në Traktatin e Paqes me Italinë, lidhur në Paris më 10 Shkurt 1947, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë Luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939”!

Nga Ekrem Spahiu
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore shkruhet ose mbi alibira ideologjike, ose mbi hamendje historianësh, por jo mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare.
Në Arkivin Qëndror të Shtetit, gjëndet dokumenti që Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me Dekret Nr. 480, datë 9 Tetor 1947, ka vendosur ratifikimin e Traktatit të Paqes me Italinë, nënshkruar në Paris më 10 Shkurt 1947 dhe ka autorizuar Qeverinë e Republikës Popullore të akcedojë (pranojë, bëhet palë) në këtë Traktat, në të cilin, përcaktohet se: “Italia heq dorë formalisht (zyrtarisht) në favor të Shqipërisë nga të gjitha sendet (me përjashtim të godinave të okupuara normalisht nga misionet diplomatike dhe konsullore), nga të gjitha të drejtat, konçesionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloj në Shqipëri që i përkasin Shtetit Italian ose organizatave gjysmë zyrtare italiane. Italia heq dorë gjithashtu nga të gjitha interesat e posaçme ose çdo influencë e veçantë që ka fituar në Shqipëri, si rrjedhim të agresionit të 7 Prillit 1939 ose në bazë të traktateve dhe akordeve të lidhura para kësaj date (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Neni 29).

Në Traktatin e Paqes me Italinë, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë Luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939”!

Në mbështetje të sa më sipër, Traktati i Paqes me Italinë detyronte “Reparacione në favor të Shqipërisë...një vleftë prej 5,000,000 dollarësh (minimalja 67,500,000 dollarë sot) të Shteteve të Bashkuara" (Pjesa e VI-të, Kërkesa të rrjedhura nga lufta, Seksioni I, Neni 74, pika B/1). Pra, fakti i agresionit mbështetet edhe nga dënimi që i bëhet Italisë nëpërmjet pagesës së reparacioneve, ndërkohë që askush nuk ka dhënë një llogari se ku është arkëtuar kjo shumë.

Thjeshtë, përse nuk është përmendur deri më sot ky Traktat? Kujt i ka interesuar mospërmendja e tij në dokumente dhe historiografinë zyrtare?
Historiografia komuniste, në kundërshtim me këtë dëshmi të patjetërsueshme juridike ndërkombëtare, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë. Por, sikur Mbreti Zog ta kishte “shitur” Shqipërinë, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike! Por është e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, madje të punuar në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane me emërtimin e koduar zyrtar “Oltre Mare Tirana”, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative me mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.
Nga ana tjetër, është e dëshmuar zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.
Pra, kemi të bëjmë me dy përcaktime krejt të kundërta politiko-juridiko-historike: “Shitje e Shqipërisë” apo “Agresion ndaj Shqipërisë”? Sepse nuk mund të bashkëjetojnë dy koncepte dhe përcaktime që përjashtojnë njëri-tjetrin.
Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e qartë si drita e diellit, Zogu nuk shkeli në Itali. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi Luftën Kundër Fashizmit dhe Nazizmit. Prej aty, Mbreti shqiptar ushtroi angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive dhe aktivizimit të forcave legaliste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.
Ndërkohë, forcat besnike të Mbretit shqiptar në këtë luftë, të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti trashëgiminë dhe besnikërinë të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste dhe duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, deri si anëtar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.

Kështu, historia e paanshme, historia e dokumentuar, madje me dokumente autentike ndërkombëtare dhe kombëtare, pra jo historia e sajuar, i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet politike, juridike dhe ushtarake se Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939 dhe se Mbretëria shqiptare ishte promotorri i qëndresës kundër këtij agresioni dhe, më tej, i Luftës Antifashiste.
Është fakt historik që, kur Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbashkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, sikurse do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasë ... do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, sikurse është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.
Është e dëshmuar tashmë po ashtu me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur ky largim përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë se Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t'iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht të njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Po kështu, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi në vend por, për shkak të supremacisë ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në abdikimin nga froni. Ndërsa Mbreti Kristian X i Danimarkës mbeti në kryeqytetin e tij gjatë gjithë pushtimit gjerman të Danimarkës, i pranuar nga gjermanët, por duke fymëzuar një qëndresë të heshtur popullore.

Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të agresionit, jo shprehje e pranimit të tij. Me këtë akt, ai i kurseu prestigjit të Shtetit Shqiptar si subjekt juridik në të drejtën ndërkombëtare dhe të vendit, si dhe të vetë Mbretit që ishte kreu më i lartë i këtij shteti, poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë, që do të ishte, në fakt, poshtërim për gjithë kombin shqiptar.
Traktati i Paqes me Italinë detyron që “Italia njeh se të gjitha akordet ose marrëveshjet e arritura midis Italisë dhe autoriteteve që ajo kishte ngritur në Shqipëri që prej 7 Prillit 1939 e deri më 3 Shtator 1943 janë nul dhe të pa qenë.” (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Shqipëria, Neni 31). Kjo do të thotë që, nëse Fuqitë e Mëdha nuk do të kishin vendosur ndryshe në Jaltë, në Shqipëri do të ishte rivendosur rendi kushtetues dhe juridik legjitim i përpara Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj, është detyrim i institucioneve shtetërore përkatëse dhe i historiografisë zyrtare që interpretimin e historisë së Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore ta bëjnë mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare, jo mbi baza alibirash ideologjike. Historia nuk bëhet me alibira apo arsyetime ideologjike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38