Flash News

E-TJERA

7 të arrestuar ruhen nga 85 policë, Braho: Aspak normale, mbikëqyrja elektronike mund të shërbente për urdhrat e mbrojtjes

7 të arrestuar ruhen nga 85 policë, Braho: Aspak normale,
Avokati Ledjo Braho komentoi faktin që 7 të arrestuar për vepra të rënda ruhen nga 85 policë.

I ftuar në MCN, ai tha se nuk i duket normale përdorimi i efektivëve për këtë gjë dhe theksoi se padrejtësi u bëhet edhe atyre që qëndrojnë në burg, vetëm për faktin që s’mund të angazhohen shumë njerëz për t’i mbikëqyrur. 

Sipas Brahos Policia mund të mos ta zbatojë vendimin për mbikëqyrje policore. 

Arresti në shtëpi me mbikëqyrje policore nuk e kam vënë re në Kodin e Procedurës Penale. Kam përshtypjen është një artific që gjykata të heq përgjegjësinë nëse personi do largohet. I mbetet barra policisë nëse ai largohet. 

Patjetër që mund të ketë një lloj familjarizimi kur rri për një kohë të gjatë në një ambient, mes personit të dyshuar dhe efektivëve që rrinë aty pafundësisht. Nuk më duket normal përdorimi i policisë për këtë lloj gjëje. Më duket padrejtësi që u bëhet atyre që rrinë në burg, vetëm për shkakun se nuk mund të angazhohen dot kaq shumë njerëz për t’i mbikëqyrur ata”.
Gjyqet mes shtetit dhe tre kompanive private për tenderin e byzylykut elektronik, rezultojnë shkaku i mos përdorimit të kësaj teknologjie. Duke folur mbi këtë çështje Braho thotë: 

“Faturën do duhet ta paguajë shteti. Kush ka bërë procedurat dhe s’ka paguar kontratën. Ligji ishte i 2011 dhe VKM e 2012. Ligji për kohën u duke shumë avangardë dhe kriteret për pajisjet. Subjekti duhet të jepte pëlqimin. Ajo që ishte tjetër pozitive ishte edhe për urdhrat e mbrojtjes. Mbikëqyrja elektronike mund të shërbente edhe për urdhrat e mbrojtjes. Sepse në momentin që afroheshe në zonën që ishe i ndaluar, pajisja sinjalizonte sallën operative. Ministria ka pas detyrimin ta zbatonte që kur doli vendimi në Apel, ç’punë kishte me Gjykatën Kushtetuese? Shteti e ka detyrim të marrë ato pajisje, nëse s’i bëjnë punë, do bëjë një procedurë tjetër tenderi. Do jetë një tender i radhës”.

Të fundit