Flash News

E-TJERA

7 të lënduar në protestë, Ministria e Shëndetësisë: Një prej efektivëve në gjendje pak më serioze

7 të lënduar në protestë, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë informoi mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarëve gjatë protestës së sotme. Sipas saj, pesë punonjës policie dhe dy protestues po marrin shërbimin mjekësor, pranë spitalit të Traumës.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit.

Të fundit