Flash News

E-TJERA

70 minuta në selinë e PS/ Zbardhet takimi mes Ramës dhe shefes të misionit të ODIHR, çfarë u vu re

70 minuta në selinë e PS/ Zbardhet takimi mes Ramës dhe shefes

Rreth 70 minuta ka zgjatur takimi në selinë rozë mes drejtueses së misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë i shoqëruar dhe nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku Gacek po njihet me pretendimet e udhëheqësve politik në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se ekipi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR i ka qëndruar konkluzioneve paraprake, ku evidentohen fenomenet e shit-blerjes së votave, përdorimi i administratës në zgjedhje, përdorimin i të dhënave personale, etj.

Pas përfundimit të takimit, palët kanë dalë veç e veç nga selia e PS-së, pa një përshëndetje miqësore në hyrjen e selisë rozë. Fillimisht doli Gacek dhe ekipi i saj, ndërsa më pas dolën kryeministri Rama dhe Taulant Balla, të cilët u panë duke diskutuar me njëri tjetrin.

Ditën e djeshme, drejtuesja e Misionit të OSBE-ODIHR,, Ursula Gacek zhvilloi takim dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.

Ditët në vijim, OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Partia Socialiste rezultoi fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 74 mandate, por Partia Demokratike ka deklaruar se nuk i njeh këto zgjedhje pasi pretendon se ka patur shkelje dhe parregullësi si dhe blerje votash.

Të fundit