Flash News

E-TJERA

'700 liqene në Belsh’, Balla ironizon Hajdarin: Mos bëni gafat që bën Luli

'700 liqene në Belsh’, Balla ironizon Hajdarin: Mos bëni

Ngatërresa e deputetes së opozitës, Rudina Hajdari me numrin e liqeneve të Bleshit, ku fillimisht tha se ishin 700 të tilla, e më pas e korrigjoi në 70, solli reagimin e PS.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, i tha Hajdarit të mos bëjë gabimet që bën PD.

Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm Lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të kishte, por nuk i ka”, tha Balla.

E menjëhershme ishte dhe përgjigjia e Hajdarit e cila i ka thënë se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë, kurse mazhoranca sipas saj, taksat e shqiptarëve.

“Ato  që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju  fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni  atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë. Mos bëni  që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundësinë e fundit”, tha Hajdari.

Të fundit