Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
75-vjeçari tenton të mbytet në Bunë, shpëtohet nga dy efektivë
Një 75-vjeçar është shpëtuar nga efektivët e policisë në Shkodër pasi tentoi t’i jepte fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.
Dy efektivë kanë shpëtuar 75-vjeçarin i cili ishte hedhur në Bunë. 75-vjeçari ka deklaruar se donte të mbytej për shkak të problemeve personale që kishte.
“Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.
Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.