Flash News

E-TJERA

753 milionë euro borxh në arkë, por qeveria nuk e përdor

753 milionë euro borxh në arkë, por qeveria nuk e përdor

Qeveria shqiptare ka rreth 753 milionë euro borxh të nënshkruar dhe të pa tërhequr në llogaritë e saj.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se stoku i borxhit të pa tërhequr u rrit me 25% karahasuar me vitin 2021, shkruan Monitor. Në llogaritë e borxhit publik ka ende hua të nënshkruara për importet emergjente të vitit 1992, që kanë afat për tërhequr deri pas vitit 2030.

Pjesa më e madhe e stokut të kredive të pa tërhequra është ndaj shteteve dhe bankave të zhvillimit, shumica për projekte investimesh në infrastrukturën e zonave rurale.

Mbështetja emergjente prej 190.5 milionë dollarë që dha FNN gjatë pandemisë Covid-19, nuk u tërhoq nga Shiqipëria.

Gjatë vitit 2022 stoku i borxhit publik shënoi ulje për herë të parë që nga viti 1995. Stoku i borxhit gjatë vitit të kaluar arriti në 1,378,400 milionë lekë me ulje 0,3%. Si rrjedhojë ulje ka pësuar edhe borxhi si raport me PBB që në fund të vitit 2022 arriti në 66,97% të PBB-së me një rënie 6.2 pikë për qind në krahasim me vitin 2021.

753 milionë euro borxh në arkë, por qeveria nuk e përdor

Të fundit