Flash News

E-TJERA

"77% e kapaciteteve janë të zëna", Albana Fico: Shtrimet dhe intubimet kanë pësuar rritje

"77% e kapaciteteve janë të zëna", Albana Fico:

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, gjatë fjalës së saj në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se përhapja e Covid-19 gjatë ditëve të fundit ka qenë e lartë.

Fico bëri një panoramë të përgjithshme të situatës, teksa tha se aktualisht 77 % e kapaciteteve spitalore janë të zëna.

 "Situata epidemiologjike ka një tendencë në rritje të rasteve të reja të Covid, veçanërisht në javen e fundit ku incidenca është më e lartë. Mesatarja e rasteve ditore është rritur nga 836 në 1300. Të dhënat  tregojnë se ka edhe rritje të infektimeve  në moshat  15-24 deri në 35 vjeç. Shpejtësia dhe sinjalet që kemi për përhapjen, përbëjnë dyshim për qarkullim të varianteve të reja.

Edhe faktorë të tjerë si numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intesive, vijon të rritet, ndërsa mosha e shtrimeve në spitale është e ulur. Ky është një apel për të bërë kujdes, aktualisht 77 % e kapaciteteve janë të zëna, ndërsa reanimacioni është 34 % i zënë.  Masat janë parësore dhe kur  i kemi respektuar kemi shkuar përpara, duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, distanca, puna apo mësimi online, duhet të zbatohen dhe të gjithë do ja dalim", tha Fico.

Sikurse Fico, edhe Najada Çomo theksoi se janë rritur infektimet në moshat e reja dhe gjithashtu edhe shtrimet në spitale.

"Sikurse e keni ndjekur kemi një shtim të numrit të rasteve, janë rritur dhe moshat e reja të shtruara si dhe me humbjet e jetëve. Fluksi vazhdon të jetë i shtuar, por nën kontroll. Në terapitë intensive është shtuar numri i pacientëve të intubuar", tha Çomo

Të fundit