Flash News

E-TJERA

8 viktima dhe 233 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

8 viktima dhe 233 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Foto Ilustruese

8 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 223 raste të reja janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e në Kosovë. Referuar të dhënave, në një krahasim me ato të një dite më parë, kemi një rënie të numrit të të infektuarve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave. Siç njofton IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.

Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19. Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore.

Të fundit