Flash News

E-TJERA

"8 Marsi afati i fundit", Celibashi thirrje partive: Zgjidhni figura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

"8 Marsi afati i fundit", Celibashi thirrje partive: Zgjidhni figura

"Zgjidhni kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve." Kjo është thirrja që u ka drejtuar kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi krerëve të partive politike në Shqipëri. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi iu kujton dhe se 8 Marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet qendrore të 25 Prillit. 

"Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve." shkruan Celibashi në Twitter. 

Kujtojmë se 4 ditë më parë, Celibashi u takua dhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila pak kohë më parë është shprehur kundër kandidimit të deputetit Tom Doshi, i cili është shpallur person i padëshirueshëm në ShBA.

"8 Marsi afati i fundit", Celibashi thirrje partive: Zgjidhni figura

Të fundit