Flash News

E-TJERA

8 sfidat e Champions League/ Spikasin Bayern-Benfica dhe Atalanta-United, Barça mban gjallë shpresat

8 sfidat e Champions League/ Spikasin Bayern-Benfica dhe Atalanta-United,

Liga e Kampionëve rikthehet sot me 8 sfida në mbrëmje. Në orën 18:45 Chelsea do të luajë në transfertë përballë Malmos. Një fitore e bluve të Londrës, do t’i çonte ata drejt kualifikimit.

Në po të njëjtën orë, luhet edhe përballja Volfsburg-Salzburg.

Ndërsa në orën 21:00 do të luhen 6 takimet e tjera. Ndër to spikasin sfidat Atalanta-Manchester United dhe Bayern Munchen-Benfica. Bvarezët duhet të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’u kualifikuar direkt në fazën tjetër.

Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.

Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku fitorja e skuadrës së Masimiliano Alegrit është vulosja e kalimit në turin tjetër.

Sevillia do të luajë në shtëpi përballë Lilës. Po ashtu Villaerall do të ndeshet me Young Boys.

KATALOGU ME 8 SFIDAT QË LUHEN SOT:

8 sfidat e Champions League/ Spikasin Bayern-Benfica dhe Atalanta-United,

Të fundit