Flash News

E-TJERA

8-vjeçarja me aftësi ndryshe çel ekspozitën e saj të parë në Kukës

 8-vjeçarja me aftësi ndryshe çel ekspozitën e saj

Edhe pse me aftësi ndryshe, një vajzë 8-vjeçare ka çelur ekspozitën e saj të parë në qytetin e Kukësit.

Piktorja e vogël quhet Retina Cengu dhe tashmë ja ka dalë të bëjë ëndrrën e saj realitet.

Falë mbështetjes së prindërve, ajo ka mundur të çelë ekspozitën e saj të parë me piktura me titull “Pranvere mbi telajo” në hollin e Pallatit të Kulturës, “Hasan Prishtina”.

Një ndër mbështetësit e Retinës ishte gazetari Bujar Muçmata.

 “Tina është e veçantë. Vetëm 8 vjeç dhe ka një talent qe jo çdo kush e ka,” – u shpreh ai.

Mamaja e Retinës tregon kohën kur kuptoi talentin e vajzës së saj.

 “Talentin e Tinës e zbuluam kur ajo ishte vetëm 5 vjeç. Pikturon çdo ditë në shkollë dhe shtëpi, adhuron natyrën të cilën e shpreh në çdo pikturë të saj. Deri më sot Tina ka mbi 50 piktura ku disa prej tyre ajo i ka edhe të dhuruara në familje dhe shoqëri,” – u shpreh Gerta Cengu.

Në ekspozitë u prezantuan 50 punime të saj, pjesa më e madhe prej tyre peizazhe.

Të fundit